Lidhje

Berlin: Protesta kundër prishjes së Murit të Berlinit


Protestuesit u përpoqën të ndalnin shkatërrimin e njërës prej pjesëve të fundit të Murit të Berlinit dje, dekada pasi pothuajse i gjithi ky simbol i Luftës së Ftohtë ishte shembur.

Rreth 200 vetë u mbodhën dje para një seksioni prej 1.3 kilometrash të murit të quajtur Galeria Lindore, që është e zbukuruar me murale.

Ndërsa kompanitë e ndërtimit filluan punën për një kompleks të ri pranë galerisë, protestuesit mbanin pllakata me sllogane si “Berlini po shet vetveten dhe historinë e tij”. Policia tha në mbrëmje se përpjekjet për prishjen e murit ishin pezulluar.

Muri i Berlinit, i ndërtuar në vitin 1961 e mbajti të ndarë qytetin për afro tre dekada. Ai shërbente edhe si vija ndarëse mes Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore.
XS
SM
MD
LG