Lidhje

Berluskoni në seancën gjyqësore për evazion fiskal


Berluskoni në seancën gjyqësore për evazion fiskal
Berluskoni në seancën gjyqësore për evazion fiskal

Kryeministri italian Silvio Berlusconi u paraqit sot në një seancë gjyqësore të rrallë, që kishte të bënte me akuzat e ngritura ndaj tij për evazion fiskal dhe shkelje të besimit në bizneset e tij.

Gjyqi me dyer të mbyllura në Milano ishte në kuadrin e një procesi për marrjen e një vendimi në se miliarderi i shndërruar në politikan duhet të përballet me drejtësinë për një çështje që përfshin kompaninë e tij Mediatrade.

Zoti Berlusconi, i cili i mohon akuzat, i tha gazetarëve se gjithshka shkoi mirë dhe se ai do të paraqitet edhe në seancën e ardhshme. Kjo është hera e parë që kryeministri italian paraqitet në gjyq që nga viti 2003, kur ai u paraqit për një çështje nën akuzën për marrje rryshfeti.

Çështja e Mediatrade-it është vetëm një nga proceset ligjore ndaj udhëheqësit italian 74-vjeçar. Në prill ai do të dalë në një tjetër seancë gjyqësore, nën akuzat për seks me një prostitutë minorene dhe pastaj shfrytëzimin e postit për ta mbuluar krimin.

XS
SM
MD
LG