Lidhje

Berluskoni thotë se nuk shqetësohet nga urdhëri për të dalë në gjyq


Berluskoni thotë se nuk shqetësohet nga urdhëri për të dalë në gjyq
Berluskoni thotë se nuk shqetësohet nga urdhëri për të dalë në gjyq

Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se nuk është i shqetësuar nga urdhëri për të dalë në gjyq nën akuza se pagoi një 17 vjeçare për marrëdhënie seksuale dhe abuzoi postin.

Ai tha sot se synon të përfundojë mandatin e tij deri në vitin 2013. Një gjykatës në Milano nxori një aktpadi dje dhe gjykimi është planifikuar të fillojë më 6 prill.

Në takimin e tij të parë me figura të tjera shtetërore që pas ngritjes së padisë, zoti Berluskoni zhvilloi sot bisedime me presidentin rus Dimitri Medvedev.

Prokurorët thonë se zoti Berlusconi pagoi një marokene 17 vjeçare për marrëdhënie seksuale. Ata e akuzojnë kryeministrin se ka shfrytëzuar ndikimin e tij politik për të nxjerrë vajzën nga burgu, pasi ishte ndaluar nën dyshimet për vjedhje.

Kryeministri 74 vjeçar i ka mohuar akuzat dhe vajza, që tani është 18 vjeç, thotë se nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie seksuale me të.

XS
SM
MD
LG