Lidhje

BERZH parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike për vendet me zhvillim të shpejtë në Europë


BERZH parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike për vendet me zhvillim të shpejtë në Europë
BERZH parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike për vendet me zhvillim të shpejtë në Europë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet me zhvillim të shpejtë në Evropën qendrore dhe lindore.

Në një raport të ri, Banka thotë se në disa aspekte, bazat e zhvillimit ekonomik në këto vende janë më të forta se sa përpara fillimit të krizës.

Por raporti ve në dukje se problemet e eurozonës kësaj here mund të kenë një ndikim më të fortë negativ mbi këto vende.

Raporti ul parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2011 në rajonin e BERZH-it nga 4.8 në 4.5 përqind ndërsa për vitin e ardhshëm nga 4.4 në 3.2 përqind. Parashikimet për vitin 2012 janë ulur sidomos për Hungarinë dhe Sllovakinë, që janë më të ekspozuara ndaj eurozonës.

Për Evropën Jugore dhe Lindore, thuhet në raport, parashikimi i rritjes për këtë vit është 1.6 përqind ndërsa për vitin tjetër 1.7. Ritmi i rritjes për vitin 2012, sipas raportit, është më se 2 përqind nën parashikimin e muajit korrik.

Parashikimi për këtë rajon, thuhet në raport, është ulur sidomos për Shqipërinë, Rumaninë dhe Serbinë, të cilat janë mjaft të ekspozuara ndaj ekonomisë greke në krizë.




XS
SM
MD
LG