Në Hollivudin Perëndimor, një bllok aparmanetesh luksoze lëshohet me qera. Banorët mund të kenë shoferin në dispozicion, trajnerë personalë dhe shërbime të tjera, të përfshira në qeranë e lartë që paguajnë dhe që zakonisht janë pjesë e shëbimeve të ofruara në hotelet me pesë yje, si dhe me një sortel që punon 24 orë.
Kjo ndërtesë elegante bashkëkohore në Beverley Hills, është një prej pallateve më luksoze të banimit në zone, me një standard të pa pare në të kaluarën në zonën e Los Anxhelisit. Qeraj këtu është shkon nga 5 mijë në 13 mijë dollarë në muaj. Që prej fillimit, qëllimi ishte që të ndërtohej një pallat me standard të lartë jetese dje shërbime si anjë tjetër.
Kjo ndërtesë tetë katëshe në adresën 8500 Burton Way ka një pamje moderniste të viteve 60-të dhe formën e një akuariumi, me dritare në tavan për të krijuar mundësinë që dielli i Kalifornisë të ndriçojë të 87 apartamentet dhe ballkonet e saj. Në çatinë e saj është një pishinë me ujë të kripur, vaska me hidromasazh dhe një sallë argëtimi dhe oxhak.
Ndërtuesi Rick Caruso investoi 65 millionë dollarë për këtë ndërtesë pas projekteve të tij të tjera që përshijnë komplekse dyqanesh, si Grove dhe Americana në Los Anxheles
"Nëse jeton këtu, i gjithë qëllimi ynë është t’ju shërbejmë, prandaj do të keni trajner pesonal, masazhist në pishinë, shërbim që nga apartamenti në pishinë, si dhe shofer në dispozicion gjatë gjithë 24 orëve. Ne do të blejmë ushqimet për ju do të dekorojmë apartamentin dhe do ta mobilojmë duke e pajisur atë me gjithçka, deri tek çarçafët dhe peshqirët. Praktikisht ne ofrojmë të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë banorët”.
Pavarësisht nga madhësia, çdo apartament ka dritare nga dyshemeja në tavan dhe lartësi rreth 2.8 metra, ballkone private dhe pamjeve të lulishteve. Kuzhinat e apartamenteve janë me dollape evropiane, pajisje inoksi, orë elektronike dhe pllaka qeramike dhe guri. Dyshemeja është e shtruar me dërrasë, ndërsa banjot me pllaka porcelani.
Edhe korridoret janë dekuruar me artikuj luksi të artistit vendas Jay Mark Johnson.
Caruso thotë se gjysma e banorëve këtu janë aktorë, regjisorë dhe ekzekutivë të studjove të Holliudit, e megjithatë ai thekson se kur vendosi për të bërë ndërtime të tilla në një kohë vështirësish ekonomike, rrezikoi shumë.
Frank Mottek, gazetar dhe analist veteran i biznesit për stacionin KNX të radios në Los Anxheles, thotë se njerëzit mund të marrin tani apartamente të tilla me qera që një nga sektorët më aktivë të pasurive të paluajtëshme komerciale.
"Shitjet janë në nivelin më të lartë në tetë vjet, çmimet janë ngritur rreth 20% vitin e fundit, pra është një kthesë mbresëlënëse. Për momentin janë shtuar shqetësimet lidhur me ngritjen e interesave bankare për huatë që kapën nivelin më të lartë në dy vjet, prandaj vihet re një farë ngadalësimi në treg, por megjithatë, tregu në përgjigjësi është ngritur”.
Banorët e adresës 8500 Burton Way, kanë portjerin 24 orë në shërbim, qendrën e telefonatave dhe shoferin në dispozicion me BMW për t’i çuar ata në aeroport dhe për të kryer punët e përditëshme.
http://www.8500burton.com/los_angeles/index.php