Antony Blinken sekretar i ardhshëm i shtetit
Presidenti i zgjedhur Joe Biden po prezanton individët që ai synon të emërojë për postet kryesore diplomatike dhe të sigurisë kombëtare në administratën e tij. Ndër ta është Antony Blinken, një prej këshilltarëve më të afërt të zotit Biden, i përzgjedhur për postin e sekretarit të shtetit.