Lidhje

Pentagoni reagon për librin mbi bin Ladenin


Pentagoni ka paralajmëruar se po shqyrton veprime ligjore kundër ish pjestarit të forcave speciale që ka shkruar një libër ku rrëfen sulmin që vrau Osama bin Ladenin.

Në një letër drejtuar autorit dje, Pentagoni thotë se ai po shkel marrëveshjen e mos-deklarimit që ka nënshkruar si anëtar I forcave elite të marines amerikane. Zyrtarët e mbrojtjes nuk e miratuan librin përpara botimit, gjë që hap mundësinë e ndjekjes penale ndaj autorit.

Libri i ri Një Ditë Jo e Lehtë është shkruar nga një oficer 36 vjeçar, I cili mori pjesë në sulm dhe që përdor pseudonimin Mark Owen.

Sipas rrëfimit të tij, udhëheqësi i al-Qaidës ishte i paarmatosur dhe u qëllua përpara një dere, ndryshe nga versioni zyrtar i dhënë për atë që ndodhi në Pakistan një vit më parë.

Administrata e Presidentit Obama ka thënë se pjesëtarët e forcave speciale të marinës u përballën me bin Ladenin në dhomën e tij të gjumit dhe e vranë atë me dy të shtëna, një në gjoks dhe tjetra mbi syrin e majtë, pasi menduan se ai po përpiqej të kapte armën.
XS
SM
MD
LG