Lidhje

Foshnjet e famshme të vitit 2013


2013 ishte një vit i mbushur me lindje fëmijësh të prindërve të famshëm. Duka dhe dukesha e Kembrixhit, u bënë prindër për herë të parë, ashtu si edhe Fergie dhe Josh Duhamel, dhe Kim Kardashian dhe Kanye West.

Në janar të vitit që lamë pas, Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish mirëpritën një djalë në familjen e tyre. Elijah Joseph Dabiel Furnish-John u lind më 11 janar. Fëmija e çiftit homoseksual u lind nga e njeta grua që ka lindur edhe djalin e tyre tashmë tre-vjeç, Zachary.

Po në janar ylli i popit Shakira lindi djalë. Milan Pique Mebarak, është fëmija e parë për këngëtaren dhe të dashurin e saj, futbollistin Gerard Pique. Ai lindi më 22 janar në Barcelonë të Spanjës.

Më 28 mars lindi fëmija e parë e aktorëve Kristen Bell dhe Dax Shepard, një vajzë që u quajt Lincoln Bell Shepard. Edhe aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum u bënë me vajzë më 31 maj. Vajza e tyre Everly lindi në Londër.

Ndoshta një prej lindjeve më të bujshme ishte ajo e vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West, North më 15 qershor në Los Angeles.

Më 30 qershor, këngëtarja Jessica Simpson dhe i fejuari i saj Eric Johnson u bënë me fëmijën e tyre të dytë, Ace Knute Johnson që lindi në maj 2012. Ata kanë edhe një vajzë, Maxwell Drew Johnson.

Ndoshta lindja më e shumëpritur e vitit erdhi më 22 korrik, kur Princi William dhe gruaja e tij Catherine, ose siç njihet në gjithë botën Kate, u bënë prindër me lindjen e Princit George. Princi i vogël është i treti në radhë për fronin mbretëror britanik.

Princi lindi në të njëjtin spital në Londër ku kanë lindur edhe Princi William dhe Princi Harry.

Po më 22 korrik lindi fëmija i dytë i aktorëve Penelope Cruz dhe Javier Bardem, një vajzë që ata e quajtën Luna.

Në korrik edhe aktorët Evan Rachel Wood dhe Jamie Bell u bënë me një djalë, por nuk e bënë publik emrin e tij.

Aktori Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria mirëpritën një vajzë Carmen Gabriela më 23 gusht.

Këngëtari Michael Buble dhe gruaja e tij Luisana Lopilato u bënë prindër të një djali të cilit ia vunë emrin Noah, më 27 gusht. Noah është fëmija i parë për ta dhe lindi në Vancouver të Kanadasë.

Këngëtarja e Black Eyed Peas, Fergie dhe bashkëshorti i saj, aktori Josh Duhamel u bënë prindër më 29 gusht me një djalë që e quajtën Axl Jack Duhamel.

Djali i aktorëve Halle Berry dhe Olivier Martinez, Maceo lindi më 5 tetor. Halle Berry ka edhe një vazjë pesë vjeçare, Nahla.

Dhe më 7 dhjetor, aktorja Kate Winslet lindi fëmijën e saj të tretë, babai i të cilit është Ned Rocknroll me të cilin ajo u martua më 2012. Kate Winslet ka një vajzë Mia dhe një djalë Joe nga martesat me regjisorët Jim Threapleton dhe Sam Mendes.

XS
SM
MD
LG