Të mërkurën, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të drejtuara nga presidentët dhe kryeministrat e dyja vendeve do të takohen sërish në Bruksel, për vazhdimin e takimit të mbajtur javën e kaluar. Shpeshtimi dhe përfshirja e presidentëve në këto takime, sipas analistëve në Kosovë, tregon për fillimin e një fazë të re negociuese, në një kohë të shtimit të kërkesave të faktorëve ndërkombëtarë për ndryshimin e gjendjes në rajonin e Ballkanit perëndimor.