Lidhje

Bisedime SHBA-Egjipt për dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak


Bisedime SHBA-Egjipt për dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak
Bisedime SHBA-Egjipt për dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak

Zyrtarët amerikanë thonë se administrata Obama po zhvillon bisedime me zyrtarë egjiptianë lidhur me një propozim që Presidenti Hosni Mubarak të japë menjëherë dorëheqjen dhe t’ia kalojë kompetencat një qeverie tranzicioni të kryesuar nga nënpresidenti Omar Sulejman me mbështetjen e ushtrisë egjiptiane.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ky skenar është në fazën e diskutimeve energjike dhe në bazë të tij zoti Mubarak largohet nga pushteti dhe vendoset me banim në Sharm el-Sheik, një vendpushim turistik në brigjet e Detit të Kuq.

Zoti Mubarak ka thënë kohët e fundit se nuk e dëshiron mërgimin dhe se do të vdesë në tokën egjiptiane.

Zyrtarët amerikanë, të cilët nuk pranuan të identifikohen, thanë se bisedimet me Egjiptin përfshijnë një propozim për një qeveri tranzicioni, e cila të ftojë në qeverisje edhe përfaqësues të grupeve opozitare, përfshirë edhe organizatën e paligjshme Vëllazërimi Mysliman. Kjo qeveri, në bazë të propozimit, do të përgatiste terrenin për zgjedhje të lira dhe të drejta në shtator.

XS
SM
MD
LG