Lidhje

Këshilli i Sigurimit ende pa marrëveshje mbi Sirinë


Këshilli i Sigurimit ende pa marrëveshje mbi Sirinë
Këshilli i Sigurimit ende pa marrëveshje mbi Sirinë

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë euro-arabe për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, pas një sesioni të tretë rradhazi të bisedimeve.

Të dërguarit e OKB-së thanë se ndryshimet e fundit ishin duke u hartuar, në mënyrë që ata t’i dërgonin në kryeqytetet e tyre për shqyrtim.

Ambasadori rus Vitali Çurkin tha se vendimi për t’u dërguar ndryshimet e reja qeverive “nuk paragjykon në asnjë mënyrë” nëse miratimi do të arrihet apo jo. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice, gjithashtu është shprehur jo shumë optimiste, duke thënë se ka ende disa çështje të ndërlikuara “mbi të cilat kryeqytetet tona do të duhet të japin qëndrim,” siç u shpreh ajo.

Rusia, një anëtare e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka premtuar të hedhë poshtë çdo tekst që nënkupton një ndryshim të regjimit në Siri ose që nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake të huaj në mënyrë drejtpërdrejtë.

XS
SM
MD
LG