Lidhje

Bisedimet Iran, BE për programin e debatueshëm të Teheranit


Bisedimet Iran, BE për programin e debatueshëm të Teheranit
Bisedimet Iran, BE për programin e debatueshëm të Teheranit

Negociatori i lartë bërthamor i Iranit filloi bisedimet me shefen e Bashkimit Evropian për marrëdhëniet me jashtë në Gjenevë për të diskutuar programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit.

Saeed Jalimi u takua me zonjën Catherine Ashton dhe diplomatë të tjerë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania.

Media iraniane tha se zoti Jalili filloi bisedimet duke protestuar me forcë kundër vrasjes së një shkencëtari të lartë bërthamor iranian javën e kaluar.

Në Greqi ministri i Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki tha se shpreson që bisedimet do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe do të arrijnë një rezultat pozitiv.

Bisedimet dy-ditore shënojnë herën e parë që negociatorët takohen për këtë cështje në më shumë se një vit. Pritshmëria është e ulët, me ekspertët që thonë se shpresa më e madhe është që këto bisedime të pasohen nga të tjera në të ardhmen,

Raundi i fundit i negociatave vjen një ditë pasi shefi bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi tha se vendi i tij është tani plotësisht i aftë të menaxhojë të gjithë ciklin e karburantit bërthamor, pasi prodhoi sasinë e parë të uraniumit të koncentruar.

XS
SM
MD
LG