Brenda dy javësh pritet që delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të takohen sërish për të vazhduar bisedimet e nisura të martën për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët. Në Kosovë ndërkaq kanë vazhduar debatet pro dhe kundër këtyre bisedimeve të cilat nga qeveria konsiderohen të domosdoshme, por kundërshtohen nga opozita e cila kërkon një platformë të qartë dhe sqarime për përfitimet apo humbjet që mund të ketë Kosova prej tyre.