Lidhje

Kosova dhe Serbia, afër dhe larg marrëveshjeve


Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, nuk arritën marrëveshje për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, por pohuan së është shënuar përparim. Në Kosovë dhe në Serbi, vëzhguesit thonë se edhe rrjedha e takimit të djeshëm dëshmon për një përparim, i cili sipas shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, mund të kurorëzohet në takimin e radhës që mbahet më dy prill dhe që mund të çojë në një marrëveshje lidhur me veriun e Kosovës, që është kusht për përfshirjen e të dyja palëve ne proceset integruese evropiane.

XS
SM
MD
LG