Lidhje

Bjellorusia ndërpret furnizimet me Evropën pas mosmarrëveshjeve me Rusinë për gazin


Bjellorusia e acaroi më tej situatën në mosmarrëveshjen me Rusinë lidhur me pagesat për gazin natyror, duke e ndërprerë furnizimin e Evropës Perëndimore, pasi Moska pakësoi më tej furnizimin me gaz të Bjellorusisë.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko njoftoi në Minsk mbylljen e tubacionit të furnizimit, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Zoti Lukashenko tha se mosmarrëveshja po shndërrohet me shpejtësi në një luftë të vërtetë për gazin. Sot në mëngjes, Rusia e pakësoi më tej furnizimin me gaz të Bjellorusisë, në 30 për qind të vëllimit normal, për ta detyruar fqinjin e saj të paguajë borxhin prej rreth 200 milionë dollarësh, sipas saj.

Por Bjellorusia thotë se kompania shtetërore ruse Gazprom i ka borxh këtij vendi më tepër se 250 milionë dollarë nga faturat e papaguara.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Mykola Azarov tha se vendi i tij është gati t’i shtojë dërgesat e gazit rus në Evropë, për të kompensuar mungesat për shkak të mosmarrëveshjes Rusi-Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG