Lidhje

Nis diskutimi mbi reformat territoriale


Nevoja për rishikimin e ndarjeve territoriale të Shqipërisë është diskutuar edhe nga qeveri të mëparshme

Qeveria shqiptare nisi sot diskutimin mbi reformën e miradministrimit të territorit, në pëepjekje për të shmangur fragmentimin e padobishëm, sipas saj, të pushtetit vendor. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, tha se vendi ka nevojë të ngutshme për një reformë administrativo-territoriale, e cila do të kryhet në transparencë të plotë dhe në diskutim të detajuar me palët e interesuara dhe me mbështetjen e OSBE-së. Qëllimi është mirëqeverisja e pushtetit vendor, përmirësimi i shërbimeve dhe fuqizimi i qytetarëve dhe komuniteteve, duke zmadhuar njësitë territoriale dhe duke ulur numrin e zyrave të pushtetit vendor.

Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Nevoja për rishikimin e ndarjeve territoriale të Shqipërisë është diskutuar edhe nga qeveri të mëparshme, dhe nga studimet ka dalë se territori dhe pushteti vendor kanë marrë një fragmentim të tepruar dhe janë studiuar modele të shteteve të tjera me pushtet vendor të zhvilluar në territore të gjera. OSBE është e angazhuar në këtë çështje për shumë vite, duke këshilluar qeverinë dhe duke dhënë ndihma të ndryshme për decentralizimin e pushtetit në Shqipëri. Ambasadori i Zyrës së OSBE-së, Florian Rauning tha se kjo reformë admistrative territoriale është element kyç në mirë qeverisjen vendore.

“Është e rëndësishme që një ndarje e mirë administrative të bëhet përmes një procesi transparent, ku të përfshihen të gjithë pjestarët e interesuar. - është thelbësore që vendimet për këtë reformë të merren me transparencë dhe me konsensus. Një pjesë e njësive vendore janë të vogla sa ato janë plotësisht të varura nga fondet e qeverisë qendore, dhe nuk kanë asnjë burim të pavarur financiar për të zhvilluar demokracinë vendore, dhe kjo ka dëmtuar vetqeverisjen vendore, për të cilën flet karta e Këshillit të Europës”- tha ai.

Kjo reformë vlerësohet si mjaft e rëndësishme edhe për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ndaj edhe duhen përfshirë përfaqësues të gjithë spektrit politik, të shoqërisë civile dhe të projekteve ndërkombëtare që punojnë në fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG