Lidhje

Boko Haram liron 91 nga 110 vajzat që rrëmbeu muajin e kaluar


Ministri i Informacionit në Nigeri tha se militantë të grupit Boko Haram liruan 91 prej 110 vajzave që ata rrëmbyen në qytetin verilindor të Dapçit muajin e kaluar.

Ministri Lai Mohammed u tha gazetarëve të mërkurën se vajzat, në mesin e tyre edhe një djalë, i zbritën nga makina në pika të ndryshme në rrugë, rreth orës 3 të mëngjesit. Zyrtarët tanë tha se lirimi i vajzave u bë i mundur “përmes disa kanaleve të fshehta dhe me ndihmën e disa miqve të vendit”.

Zyra e presidentit nigerian tha se vajzat janë kthyer në Dapçi dhe se janë në procesin e hartimit të dokumentacionit. Ai tha se nuk ishin paguar shpërblime për lirimin e tyre.

Banorët lokalë thanë se militantët i çuan vajzat në Dapçi me 9 makina, i lanë ato në rrugë dhe u larguan.

Grupi Boko Haram i pati rrëmbyer ato nga shkolla më 19 shkurt.

Ky grup islamik radikal shkaktoi zemërim ndërkombëtar në vitin 2014, kur rrëmbeu 276 vajza nga shkolla me konvikt në qytetin Çibok. Sot, pas rreth 4 vjetësh, nuk dihet ende fati i disa vajzave të Çibokut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG