Lidhje

Bombë në makinën e prefektit të Vlorës


Në Tiranë një sasi ekslozivi i telekomanduar u gjet sot në automjetin e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në momentin që ai po hynte në mjediset e godinës së qeverisë. Bomba u zbulua gjatë kontrollit rutinë të punonjësve të gardës të ngarkuar me sigurinë e selisë së Këshillit të ministrave. Sipas policisë bëhej fjalë për 200 gram eksploziv plastik C4 i lidhur me një celular.

Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00


Për më shumë se 1 orë, në godinën e qeverisë u përjetuan momente alarmi. Në telajon e mjetit të prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, punonjësit e gardës kishin vënë re dicka të dyshimtë, ndërsa po kryenin kontrollin e zakonshëm përpara se mjeti të hynte në mjediset e kryeministrisë. Menjëherë u angazhuan njësitë e specializuara të policisë dhe ato anti eksploziv. Punonjësit e Këshillit të Ministrave u evakuuan ndërsa trafiku në bulevardin qëndror të kryeqytetit u bllokua. Pas verifikimeve të para specialistët e policisë konstatuan praninë e një bombe. Për caktivizimin e saj u vendos të bëhej fillimisht një shpërthim i kontrolluar

Më pas bomba e vendosur në krahun e drejtuesit të mjetit, e lidhur në telaion e makinës pas rrotës së parë, u hoq duke shmangur rrezikun. Policia shpjegoi më vonë se bëhej fjalë për 200 gram eksploziv plastik C4 me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular. Pas verfikimeve të tjera nga ekspertët e policisë makina u lëviz nga hyrja e godinës së qeverisë.

Për ngjarjen drejtori i Përgjithshëm i policisë Artan Didi zhvilloi një takim urgjent me drejtues të policisë së kryeqytetit dhe prokurorë. Ngjarja u klasifikua si një vepër terroriste dhe hetimet i kaluan në përgjegjësi Prokurorisë së krimeve të rënda. Për disa orë prefekti i Vlorës zoti Dervishi u morr në pyetje për të sqaruar rrethanat rreth lëvizjesve që ai kishte bërë me automjetin apo problemeve që mund të lidhen me detyrën e tij në qytetin e Vlorës ku qeveria ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve në zonën e bregut.

Nga ana e saj partia demokratike reagoi përmes deputetit Keltis Kruja i cili foli për një inskenim teatral: “Ngjarja e sotme nuk është vetëm shumë zhurmë për asgjë, por edhe një tymnajë e radhës për të larguar vëmendjen e publikut nga projekti i Kryeministrit për rritur taksat e për të ushtruar trysni ndaj biznesit”.

Motivet e kësaj ngjarjeje kanë mbetur megjithatë ende të pazbardhura
XS
SM
MD
LG