Lidhje

Presidenti Obama dënon sulmin në Pakistan


Presidenti Obama dënon sulmin në Pakistan
Presidenti Obama dënon sulmin në Pakistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar sulmin vetvrasës kundër anëtarëve të një fisi anti taleban në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi i djeshëm në distriktin Baxhur të Pakistanit la të vrarë të paktën 45 persona dhe të paktën 100 vetë u plagosën, mes të cilëve edhe fëmijë.

Një grua e veshur me ferexhe hodhi veten në erë në pikë për shpërndarjen e ushqimeve të Qendrën Botërore të Ushqimeve.

Zoti Obama tha se vrasja e njerëzve në një qendër për shpërndarjen e ushqimeve është një akt armiqësor për popullin e Pakistanit dhe për gjithë njerëzimin. Sulmin e dënuan Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, presidenti afga Hamid Karzai dhe Seekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

XS
SM
MD
LG