Lidhje

Grupi Bon Jovi në Hollin e Famës së Rok en Rollit


Grupi amerikan i rokut Bon Jovi është tani pjesë e Hollit të Famës së muzikës rok. Gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën në Klivland të Ohajos, ku ndodhet Holli i Famës, këngëtari kryesor Jon Bon Jovi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit shprehën mirënjohje për vlerësimin dhe interpretuan së bashku disa prej këngëve të tyre më të famshme.

Grupi amerikan i rokut Bon Jovi u ngjit mbrëmë bashkarisht në skenë me rastin e pranimit në Hollin e Famës të rok en rollit por edhe për të interpretuar së bashku me pjesëtarë të vjetër që janë shkëputur prej vitesh nga ky grup.

2018 Rock and Roll Hall of Fame Induction Ceremony
2018 Rock and Roll Hall of Fame Induction Ceremony

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Klivland të Ohajos, ku ndodhet Holli i Famës, këngëtari kryesor Jon Bon Jovi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit shprehën mirënjohje për vlerësimin pas një karriere që ka zgjatur mbi tre dekada. Ceremonia e mbrëmshme nderoi edhe grupin tjetër amerikan The Cars si dhe grupin britanik The Moody Blues; po ashtu në Hollin e Famës u përfshinë këngëtaret solo Sister Rosetta Tharpe dhe Nina Simone.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG