Lidhje

Boris Johnson thotë se Putini kërcënoi me sulm me raketa 

British Prime Minister Boris Johnson makes a statement at Downing Street in London, July 7, 2022.
British Prime Minister Boris Johnson makes a statement at Downing Street in London, July 7, 2022.

Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri britanik Boris Johnson thotë se presidenti rus Vladimir Putin e kishte kërcënuar Britaninë me një sulm me raketa. Zoti Johnson thotë se biseda telefonike u zhvillua në prag të agresionit në Ukrainë nga Moska në shkurt të vitit të kaluar.

Zoti Johnson kujton udhëheqësin rus të ketë thënë: "Do të duhej vetëm një minutë...dhe gëzuar ".

Zoti Johnson, megjithatë, tha se ai nuk e mori seriozisht kërcënimin në telefonatën e tyre "të jashtëzakonshme". "Ishte thjesht në vazhdën e bisedës ku unë po përpiqesha ta bindja të negocionte," tha zoti Johnson për presidentin Putin.

"Është një gënjeshtër," u tha gazetarëve një zëdhënës i Kremlinit për interpretimin e bisedës telefonike nga zoti Johnson. "Nuk ka pasur kërcënime me raketa".

Ish kryeministri Johnson gjithashtu i tha BBC-së se ai u përpoq ta bindte zotin Putin të mos fillonte luftë, duke i thënë atij se Ukraina nuk do t'i bashkohej NATO-s në një "të ardhme të parashikueshme". Zoti Johnson tha gjithashtu se i tha udhëheqësit rus se një pushtim i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore.

FILE - In this image provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy, center right, and Britain's Prime Minister Boris Johnson walk during Johnson's visit, in downtown Kyiv, Ukraine, Apr. 9, 2022.

Zoti Johnson, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar pas një sërë skandalesh, u përpoq ta poziciononte Londrën si aleatin kryesor të Ukrainës në Perëndim.

Ndërsa ishte në detyrë, ai vizitoi disa herë Kievin dhe telefonoi shpesh presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

XS
SM
MD
LG