Lidhje

Sarajevë: Oriç lirohet nga akuzat për krime lufte


Një gjykatë në Sarajevë liroi nga akuzat për krime lufte një ish komandant të ushtrisë së Bosnjes në Srebrenicë gjatë luftës së viteve 1990.

Naser Oriç, 50 vjeç, u shpall i pafajshëm për vrasjen e tre të burgosurve serbë të Bosnjes gjatë luftës së vitit 1992.

Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat një vartës së zotit Oric, ish ushtarin e ushtrisë së Bosnjes Sabahudin Muhic për vrasjet që ndodhën në zonën e Srebrenicës.

Prokuroria pretendonte se Oriç dhe Muhiç vranë serbët e kapur në fshatrat Zalazje, Lolici dhe Kunjerac.

Megjithatë kryetari i trupit gjykues Saban Maksumic tha se prokurorët nuk ishin në gjendje të provonin se Oriç dhe Muhiç kryen vrasjet.

Kjo çështje ishte shumë e debatueshme pasi Oriç shihet si një hero për shumë njerëz në Bosnje për rolin e tij në mbrojtjen e Srebrenicës në vitet para masakrsë së vitit 1995 të rreth 8 mijë burrave dhe djemëve kur ushtria serbe kontrollonte qytetin.

Para se të fillonte gjyqi, ekipi i mbrojtjes së zotit Oriç i kërkoi Gjykatës së OKB-së në Hagë të urdhëronte ndalimin e procedurave kundër Oriç, duke argumentuar se ai ishte gjykuar dhe liruar nga akuzat për krime lufte në Srebrenicë dhe nuk duhet të gjykohej dy here për të njëjtat krime. Megjithatë gjykata e refuzoi kërkesën duke thënë se akuzat në gjykimin boshnjak ishin ndryshe nga ato të mëparshmet.

Në vitin 2006 Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi e kishte dënuar zotin Oriç me dy vjet burg nën akuzat se nuk bëri sa duhet për të mbrojtur popullatën serbe të Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995. Megjithatë ai e apeloi vendimin dhe u lirua nga akuzat në vitin 2008.

Oriç ka qenë truproje i ish presidentit jugosllav Slobodan Milosevic dhe është një nga pak komandantët myslimanë të Bosnjes që është përballur me gjykimin për krime të kryera kundër serbëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG