Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar një ish ligjvënës kroat i cili u largua për në Bosnjë pasi u gjet fajtor për krime lufte kundër etnikëve serb në Kroaci gjatë konfliktit të viteve 90-të.
Branimir Glavas u ndalua të martën në Drinovci. Avokati i tij, Ante Madunic, tha për median kroate se Glavas ishte arrestuar pasi një gjykatë në Sarajevë konfirmoi se ai ishte dënuar me tetë vjet burg nga një gjykatë kroate në muajin korrik.
Fillimisht zoti Glavas u dënua me 10 vjet burg pasi ai dhe pesë të tjerë u gjetën fajtorë për krime lufte kundër civilëve serbë në qytetin lindor Osijek. Dënimi u reduktua më pas. Zoti Glavas thotë se është i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij kishin motive politike.