Disa media amerikane citojnë zyrtarë të paidentifikuar të rendit të kenë thënë se bombat e përdorura në shpërthimet vetëvrasëse gjatë maratonës së Bostonit ishin krijuar në apartamentin që Tamerlan Tsarnaev, më i madhi i dy vëllezëve të dyshuar, jetonte bashkë me gruan dhe fëmijën e tyre.
Tamerlan Tsarnaev u vra në një shkëmbim zjarri me policinë tri ditë pasi, siç besohet, ai dhe i vëllai, Dzhokar Tsarnaev aktivizuan dy bomba në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. Shpërthimet lanë tre të vrarë dhe plagosën 264 të tjerë. Dzhokar u kap dhe tani ndodhet në pavionin spitalor të një burgu.
Njoftimi më i fundit ngre pikëpyetje lidhur me njohurinë që mund të ketë patur për sulmet bashkëshortja Tamerlanit. Ajo është marrë në pyetje lidhur me informacionet që mund të ketë patur.
Zyrtarët e FBI-së thanë se vëllezërit Tsanaev fillimisht kishin në plan që t’i kryenin sulmet më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë dhe që ato të ishin sulme vetëvrasëse, por i kryen ato më shpjet, ngaqë kishin përfunduar ndërtimin e bombave më shpejt nga sa kishin menduar.