Lidhje

Objekt përkujtimor në Boston


Banorët e Bostonit e kanë transformuar në një objekt përkujtimor zonën e finishit të maratonës në Boylston Street, ku nga shpërthimet para rreth dy javësh u vranë tre veta dhe u plagosën 250 të tjerë.

Sot atje u mblodhën shumë njerëz për të vendosur lule dhe mesazhe shprese.
Objekti përkujtimor përfshin disa nga barrikadat metalike të përdorura gjatë maratonës së 14 prillit. Disa njerëz vendosën flamurë amerikanë mbi barrikada si dhe këpucë vrapimi për të shfaqur mbështetjen e tyre.

Dje, autoritetet njoftuan se i dyshuari i shpërthimeve të Bostnit Dzhokar Tsarnaev u dërgua në spitalin e një burgu, ndërkohë që zyrtarët vazhdojnë kërkimin e informacioneve lidhur me sulmet.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi rreth gjendjes së 19-vjeçarit, i cili është plagosur në qafë. Vëllai i tij 26 vjeçar u vra gjatë përplasjes me policinë.
XS
SM
MD
LG