Lidhje

Bota kujton një nga tragjeditë më të rënda në det


Sot, në 100 vjetorin e mbytjes së Titanikut, bota kujton një nga tragjeditë më të rënda në det.

Një javë më parë anija Balmoral i nis nga Anglia për një udhëtim përkujtimor në rrugën që përshkoi Titaniku. Pasardhës të disa prej udhëtarëve të Titanikut marrin pjesë në këtë udhëtim, së bashku me entuziastë të historisë.

Pasagjerët dhe ekuipazhi i anijes Balmoral u ndalën sot në vendin ku u fundos një shekull më parë Titaniku pranë brigjeve të Newfoundlandit. Ata zhvilluan një ceremoni përkujtimore për viktimat, mbi 1 mijë e 500 jetë të humbura në det, duke hedhur në det kurora me lule.

Udhëtimi i organizuar me këtë rast shoqërohej me muzikë të viteve 1910, dhe ushqimi i shërbyer ishte zgjedhur për t'i përngjarë menysë që ishte servirur në Titanik. Disa nga pasagjerët kishin zgjedhur veshje të asaj periudhe për të krijuar atmosferën e atyre viteve.

XS
SM
MD
LG