Lidhje

Dje në ndeshjet e Botërorit


Kosta Rika arriti të hyjë në 16-tëshen e Kampionatit Botëror pas një fitoreje 1-0 ndaj Italisë dje, ndërsa Franca u kualifikua pasi mundi Zvicrën 5-2.

Fitorja e Kosta Rikës shkatërroi edhe shanset e Anglisë për të hyrë në 16-tëshe. Anglia ka hyrë çdo herë në 16-tëshet e Botërorit që nga viti 1958.

Në Grupin E Franca siguroi një avantazh 5-0 mbi Zvicrën dhe arriti të garantojë fitoren edhe pasi Zvicra shënoi dy gola, duke mbyllur lojën 5-2 për Francën. Tani Franca kryeson në grup me 6 pikë, ndërsa Zvicra dhe Ekuadori kanë nga tri pikë secila.

Në ndeshjen e fundit të ditës së djeshme, Ekuadori mundi Hondurasin 2-1.
XS
SM
MD
LG