Lidhje

Filmi The Bourne Legacy, së shpejti në kinema


Së shpejti pritet të dalë në kinema filmi “The Bourne Legacy”, vazhdimi i filmave “Bourne” të cilët u interpretuan nga Matt Demon.

Por aktori Demon nuk do të jetë presonazhi kryesor i filmit “The Bourne Legacy”. Tashmë është Jeremy Rener i cili do të interpretojë personazhin kryesor të filmit. Së bashku me të në film janë pjesmarrës edhe Rachel Weisz e Edward Norton.

Aaron Cros është emri i personazhti që do të vazhdojë në gjurmët e Jason Bourne. Sëbashku me një shkencëtare e cila di për një projekt të mbyllur nga lojërat politike, Aaron Cros përpiqet që të shpëtoj nga ndjekja e agjntit të CIAs, i cili interpretohet në film nga Eduart Norton.

Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane në datën 10 gusht.
XS
SM
MD
LG