Lidhje

Caipirinha, pija kombëtare e Brazilit


Qindra mijëra tifozët e futbollit që po vizitojnë Brazilin për Botërorin janë duke konsumuar sasi të madhe caipirinhe (kaipirinje), pija kombëtare e vendit që përmban limon të athët dhe alkoolin cachaça (kashasa) që bëhet nga kallami i sheqerit.

Caipirinha (kaipirinja) është sinonim me Brazilin.

Kjo pije e ëmbël alkoolike është kokteji kombëtar i vendit, dhe mund ta gjesh gati kudo – në bare dhe restorante, në panaire në rrugë, dhe madje edhe në plazh.

Caipirinha tradicionale përfshin limon të athët, sheqer dhe cachaça (kashasa), një pije alkoolike e bërë nga kallami i sheqerit dhe e ngjashme me rumin.

Ajo bëhet shumë thjeshtë – limoni i athët dhe sheqeri shtypen në një gotë, dhe pastaj i shtohet akull dhe cachaça.

Këtu në Academinë e Cachaça-s, në lagjien Leblon të Rio de Zhaneiros, caipirinha është përsosur.

Victor Hugo Velloso de Lima shpjegon popullaritetin e pijes.

“Kjo është pija më tradicionale në Brazil. Përveç birrës, shitet më shumë në vend. Është një pjesë e traditës kulturore.”

Velloso de Lima thotë se është cachaça që e bën pijen veçanërisht braziliane – dhe këtu në Academinë e Cachaça-s gjenden lloje të ndryshme për t’u provuar.

Për vizitorët e Botërorit dhe vendasit në Rio, caipirinha është një traditë kulturore të cilën ata e shijojnë së bashku.

XS
SM
MD
LG