Lidhje

Motoja e Botërorit 2014 në Brazil: Të gjithë me një ritëm


Në konkursin për zgjedhjen e temës u paraqitën shumë ide dhe përzgjedhja u bë nga Agjencia Braziliane e Komunikimit

FIFA dhe organizatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil bënë të njohur temën e botërorit të 2014, e cila do të jetë “Të gjithë me një ritëm”. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valke, thotë se beson që kjo frazë do t’i bashkojë tifozët në Brazil, për Kupën e 20-të Botërore, e cila këtë herë do të ketë ritmin e veçantë brazilian.

Në konkursin për zgjedhjen e temës u paraqitën shumë ide dhe përzgjedhja u bë nga Agjencia Braziliane e Komunikimit.

Megjithëse Brazili mban rekordin me 5 tituj kampion të botërorit, kjo është hera e dytë që kampionati botëror zhvillohet në Brazil. Për herë të parë kampionati botëror është zhvilluar në Brazil në vitin 1950, kur Brazili humbi në finale me Paraguajin. Kampionati Botëror i Futbollit çështë zhvilluar nga dy herë më parë në Meksikë, Itali, Francë dhe Gjermani.
XS
SM
MD
LG