Lojtari italian i futbollit i kafshuar nga uruguajani Luis Suarez në një ndeshje të Kupës së Botës këtë javë, thotë se dënimi i dhënë kundër Suarezit ishte "i tepruar."
Në një postim në faqen e tij, Giorgio Chiellini i Italisë tha se ai i ka mbështetur gjithmonë dënimet e dhëna nga organizatat ndërkombëtare sportive.
Por ai tha se në këtë rast FIFA, organi drejtues i futbollit ndërkombëtar, shkoi shumë larg duke e ndaluar Suarezit të marrë pjesë në nëntë ndeshje ndërkombëtare. Suarezi u gjobit edhe me 112 mijë dollarë për incidentin.
Ky ishte dënimi më i ashpër i dhënë ndonjëherë për një incident në fushë në Kupën e Botës.
Suarezi e kafshoi Chiellinin në shpatull në një ndeshje të fituar nga Uruguaj, 1-0, të martën. Zyrtarët e kanë pezulluar Suarezin edhe dy herë të tjera më parë.
Dënimi nënkupton se sulmuesi Suarez nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në raundin e lakmuar të 16-shes të Kupës së botës.
Ndeshjet e këtij raundi fillojnë nesër me dyluftime në të cilat përfshihen katër ekipe të Amerikës së Jugut.
Raundin e dytë e hap Brazili, i cili do të ndeshet me Kilin në Belo Horizonte, i ndjekur nga ndeshja midis Kolumbisë dhe Uruguajit në Rio de Zhaneiro.