Lidhje

Brazili shpall zi kombëtare për qindra viktimat e përmbytjeve


Brazili shpall zi kombëtare për qindra viktimat e përmbytjeve
Brazili shpall zi kombëtare për qindra viktimat e përmbytjeve

Brazili ka shpallur 3 ditë zi kombëtare për të paktën 605 personat, që kanë vdekur nga vërshimet masive dhe rrëshqitjet e tjera të dheut. Mendohet se numri i të vdekurve do të jetë më i madh, ngaqë në disa zona të thella të izoluara nga uji, ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë. Shteti i Rio de Zhaneiro, rajoni më i prekur nga fatkeqësia, ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, duke filluar që nesër. Një numër i pafund trupash ndodhen nën rrënoja dhe të mbijetuarit janë në gjendje dëshpërimi nga mungesa e ushqimeve dhe ujit. Lumenjtë e baltës shkatërruan shtëpitë në zonën malore, duke i lënë rreth 14 mijë banorë pa shtëpi. Zyrtarët druhen se reshje të tjera mund keqësojnë më tej gjendjen në ditët e ardhshme. Të mbijetuarit po kritikojnë autoritetet se nuk po japin ndihmën e duhur. Situata e krijuar po përshkruhet si një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që ka prekur Brazilin.

XS
SM
MD
LG