Lidhje

Blair, thirrje për referendum të ri për BREXIT-in


Ish kryeministri i Britanisë Tony Blair, thotë se ekzistojnë aq shumë probleme që lidhen me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian saqë referendumi duhet të përsëritet. Ndërsa partitë politike të Britanisë debatojnë për tregtinë dhe mbi hollësitë në procedurat e daljes së vendit nga BE-ja, politikanët që mbështesin qëndrimin në bllok, e kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e referendumit, pasi komisioni elektoral tha se grupi zyrtar që zhvilloi fushatë për daljen e Britanisë nga BE-ja në referendumin e vitit 2016, kishte thyer ligjet elektorale:

Kryeministrja britanike Theresa May mundi t’i mbijetojë me vështirësi sfidës më të fundit për Brexit-in të martën, kur Parlamenti votoi kundër një propozimi nga ligjvënësit pro-Bashkimit Europian, që do ta kishte dëmtuar së tepërmi strategjinë e saj për Brexit-in.

Fraksioni pro-BE-së kërkon që Britania të bëhet pjesë e një unioni europian të doganave, në se nuk ka një marrëveshje tregtare me bllokun deri në janar.

Por ky nuk është fundi i shqetësimeve të zonjës May. Legjitimiteti i referendumit për daljen nga BE-ja po vihet në pikëpyetje, pasi Komisioni i Zgjedhjeve tha se fushata për Brexit-in po vihet në pikëpyetje, ngaqë kishte thyer rregullat elektorale në referendumin e vitit 2016.

“Anëtarët e Kabinetit qëndruan në një grupim të krijuar si një përçmim për demokracinë tonë. A nuk tregon kjo se është i nevojshëm një hetim për fushatën e largimit, duke patur parasyh vihet në pikëpyetje legjitimiteti i Brexit-i, që është duke e preokupuar Parlamentin?”- tha anëtari i Partisë Laburiste Chuka Umunna.

Parardhësi i zonjës May, Tony Blair, i cili u largua nga posti në vitin 2007, pasi kishte shërbyer për një dekadë, tha në një intervistë për AFP-së, se nuk duket se do të ketë një marrëveshje për këtë çështje.

"Nuk besoj që shumica e njerëzve e duan Brexitin me të gjitha pasojat e tij dhe as ndonjë version tjetër të tij. Unë mendoj se Parlamenti do të paralizohet në një ngërç dhe mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj situate, është që t’i lihet përsëri popullit të votojë.”- tha ish kryeministri Tony Blair.

Blair tha se kryeministrja May duhet të pranojë se Partia e saj Konservatore është “tepër e ndarë”. Por kështu është edhe Partia Laburiste e opozitës. Ndërsa shumiica e anëtarëve të saj janë pro-europianë, udhëheqësi socialist, Jeremy Corbyn, ja qenë i lëkundur për këtë çështje.

Blair tha se ai është shumë kundër Brexit-it dhe se ende shpreson që procesi të mund të kthehet mbrapsht. Por ai shtoi se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të reformohet.

"Ka probleme të mëdha me imigracionin, kështuqë çështjet që e çuan Britaninë në zgjedhjen e Brexit-it janë po ato që janë duke shkaktuar trazira në mbarë Europën. Pra, Europa do të ishte shumë e ndjeshme për këtë çështje.”- tha zoti Blair.

Zonja May i ka hedhur poshtë thirrjet për përsëritjen e referendumit, por ndërsa paqartësitë për Brexitin rriten, janë duke u shtuar edhe zërat që kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet përmes votës, qoftë për Brexit-in, apo për një qeveri të re.

XS
SM
MD
LG