Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të dëmtonte sigurinë e Perëndimit dhe do të dobësonte Evropën, paralajmëruan të martën disa ish-ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO-s dhe ish-Sekretarë amerikanë të Mbrojtjes.
Ish-shefat e NATO-s shprehen në një letër botuar në gazetën The Daily Telegraph se I ashtuquajturi “Brexit” do të ndihmonte armiqtë e Perëndimit dhe “pa dyshim do të sillte një rënie të ndikimit britanik” në një kohë kur “na duhet të jemi krah për krah në gjithë komunitetin Euro-Atlantik kundër kërcënimeve të përbashkëta”.
Letra ishte shkruan nga Peter Carington, Javier Solana, George Robertson, Jaap de Hoop Scheffer dhe Anders Fogh Rasmussen.
Në një letër tjetër gazetës the Times, 13 ish- sekretarë amerikane të shtetit dhe mbrojtjes dhe këshilltarë të sigurisë kombëtare paralajmëruan për pasojat që do të kishte dalja e britanikëve nga Bashkimi Evropian.
"Ne jemi të shqetësuar se nëse Britania zgjedh të largohet nga BE-ja, vendi dhe ndikimi i saj në botë do të zvogëlohej dhe Evropa do të dobësohej jashtëzakonisht”, thuhet në letër.
Letra ishte nënshkruar mes të tjerësh nga ish-sekretarët e shtetit, George Shultz dhe Madeleine Albright, dhe ish-sekretarët e mbrojtjes Frank Carlucci, William Perry, Bill Cohen, Bob Gates dhe Leon Panetta.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur debati për të qëndruar ose për të dale nga BE-ja është intensifikuar në Britani ndërkohë që afrohet referendumi për këtë çështje në 23 qershor.