Tri ditë votimesh në parlamentin britanik, kulmojnë të enjten kur ligjvënësit duhet të vendosi nëse do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian një zgjatje të afatit për largim nga blloku.
Dhoma e ultë e parlamentit, votoi të martën me shumicë kundër marrëveshjes së negociuar nga kryeministrja Theresa May për kushtet e largimit, ndërsa të mërkurën hodhi poshtë mundësinë e largimit nga Bashkimi Evropian më 29 mars pa një marrëveshje.
Nëse kërkesa për zgjatje afati votohet të enjten, ajo do të ketë nevojë për miratimin nga vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë përsëritu se do të kenë nevojë për një arsyetim të duhur për t'u pajtuar për shtyrjen e afatit përfundimtar.
Bashkimi Evropian do të dëshironim që çfarëdo zgjatje e afatit të jetë e kufizuar dhde procesi të përfundojë para zgjedhjeve të BE-së që mbahen në fund të muajit maj. Nëse procesi është ende i hapur, atëherë Britania do të përfshihej në zgjedhje, ndonëse synon të largohet nga Bashkimi Evropian.
Pas dy vjet e gjysmë negociatash dhe dy dështimesh për të kaluar në parlament marrëveshjen për Brexitin të propozuar nga kryeministrja Theresa May, vota e së mërkurës ende nuk shënon përcaktimin e kushteve e as kohës se kur do të largohet Britania nga blloku të cili i ishte bashkuar në vitin 1973.
Çështja kryesore e negociatave dhe ndarjeve të brendshme në Britani është kufiri me Irlandën dhe ndikimi që Brexiti mund të ketë në rrafshin ekonomik pas 29 marsit.
Vendimi për Brexitin pasoi referendumin e qershorit të vitit 2016 kur 52 për qind e votuesve mbështetën largimin nga blloku.
Facebook Forum