Lidhje

Ekonomia e Britanisë më tej drejt recesionit


Qeveria britanike tha sot se ekonomia e saj është tkurrur me 0,7 përqind në periudhën prill-qershor.

Ekonomia e Britanisë po zhytet më tej në recesion, madje më shumë se kishin parashikuar analistët.

Qeveria britanike tha sot se ekonomia e saj është tkurrur me 0,7 përqind në periudhën prill-qershor, tremujori i saj më i dobët që nga kulmi i krizës globale në fillim të vitit 2009 dhe shumë më tepër se parashikimet. Ky ishte tremujori i tretë radhazi që ekonomia britanike shënon rënie.

Ministri i Financave George Osborne tha se raporti tremujor tregon se Britania ka "probleme ekonomike të rrënjosura thellë ", edhe po të merren parasysh shirat e shumtë që kanë rënë muajt e fundit dhe një ditë shtesë pushimi me rastin e 60-vjetorit të hipjes në fron të Mbretëreshës Elizabetë.
XS
SM
MD
LG