Lidhje

Britani: Partia Konservatore shpall platformën për zgjedhjet


Partia Konservatore e Britanisë shpalli platformën e zgjedhjeve duke u bërë thirrje votuesve të luajnë një rol më të madh në qeverisje duke përjashtuar deputetët që nuk bëjnë asgjë dhe duke kërkuar shërbime më të mira publike.

Kreu i partisë David Kameron thotë se manifesti i partisë së tij për zgjedhjet e 6 majit u bën thirrje votuesve për të kundërshtuar atë që ai e quan rritjen e pajustifikuar në taksa vendore. Ai mbështeti gjithashtu propozimet për të lejuar votuesit që të zgjedhin shefat e policisë dhe tha se elektorati duhet të lejohet për të ngritur shkolla në stilin amerikan.

Kryeministri britanik dhe kreu i Partisë Laburiste Gordon Braun nis fushatën e partisë së tij ditën e hënë. Ai tha se plani i partisë së tij do të rindërtojë ekonominë e brishtë të vendit nga përgjysimi i deficitit brenda katër vjetësh.

Partia Laburiste, e cila renditet pas konservatorëve në sondazhet e opinionit, është tronditur nga një skandal shpenzimesh të profilit të lartë vitin e kaluar që rrezikuan rrëzimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG