Lidhje

Britania e Madhe - voton


Zgjedhjet e së enjtes vlerësohen si më të paparashikueshmet dhe më me peshë për një periudhë të gjatë në Britaninë e Madhe

Votuesit britanik kanë mësyrë të enjten vendvotimet në zgjedhjet parlamentare, për të cilat anketimet e deritashme thonë se është vështirë të parashikohet kush mund të jetë fitues i tyre.

Rezultatet e një anketimi kombëtar të mërkurën i nxorën konservatorët e kryeministrit David Cameron me një mbështetje prej 33 për qind të votuesve. Partia kryesore opozitare, e laburistëve të Ed Millibandit radhitej me vetëm një pikë më pak.

Anketimet vënë në pah mundësinë që rezultatet e zgjedhjeve të detyrojnë njërën nga partitë kryesore të krijojnë një koalicion qeverisës me partitë më të vogla që do të fitojnë vende ne dhomën 650 anëtarëshe të përfaqësuesve.

Analistët po i cilësojnë këto zgjedhje si më të paparashikueshmet dhe më me peshë në përgjatë një brezi.

David Cameron është zotuar që nëse rizgjidhet do të organizojë një referendum nëse Britania do të qëndrojë në Bashkimin Evropian apo jo.

Çështja e pavarësisë së Skocisë mbetet çështja kryesore. Nacionalistët skocez humbën në referendumin e vitit të kaluar, por mund të dalin si blloku i tretë në zgjedhjet e së enjtes dhe të formojnë qeverinë me Partinë Laburiste.

Më shumë se 45 milion veta me të drejtë votë mund të zgjedhin sot në 50 mijë vendvotime gjithandej Britanisë së Madhe.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që përfundojnë në orën 22 sipas kohës lokale, pritet të shpallen në mesnatë, ndërsa ato përfundimtare të premten pasdite.

XS
SM
MD
LG