Lidhje

Aksident i rëndë mbi një urë në Britani


Në aksident janë përfshirë mbi 100 makina dhe qindra njerëz, 8 prej tyre janë plagosur rëndë

Në Britaninë e Madhe, në distriktin anglez Kent, sot ka ndodhur një aksident në një urë ku janë përfshirë mbi 100 makina.

Në momentin që ka ndodhur përplasja ka patur mjegull dhe shërbimet e emergjencës janë duke shqyrtuar shkaqet e aksidentit që ndodhi në orën 7 të mëngjesit, kur kishte trafik të dendur të njerëzve që shkonin në punë.

Sipas dëshmitarëve, mjegulla ishte shumë e dendur dhe vizibiliteti tepër i dobët dhe kjo ka lehtësuar kushtet që të ndodhë efekti domino.

Sipas njoftimeve, në aksident u përfshinë qindra njerëz, 8 prej tyre janë plagosur rëndë.
XS
SM
MD
LG