Lidhje

Britani: Një grup nobelistësh kundër planit të qeverisë për imigracionin


Britani: Një grup nobelistësh kundër planit të qeverisë për imigracionin
Britani: Një grup nobelistësh kundër planit të qeverisë për imigracionin

Një grup nobelistësh po paralajmërojnë Britaninë se një plan i propozuar nga qeveria për t’i vënë kufizime imigracionit kërcënon të bllokojë shkencëtarët e shquar për të kryer studime në vend.

Paralajmërimi i publikuar sot përmes një letre të hapur, u nënshkrua nga tetë laureatë të çmimit Nobel përfshi fizikantët me origjinë ruse Kostantin Novoselov dhe Andre Geim të cilët u nderuan të martën për punën e tyre në Universitetin e Mançesterit.

Autorët thonë se plani i propozuar nga qeveria e udhëhequr nga konservatorët në Britani do të dëmtojë mundësitë për të rekrutuar talente të reja si dhe shkencëtarë të shquar në universitete dhe industrinë britanike.

XS
SM
MD
LG