Lidhje

Britania largon të gjithë diplomatët e saj nga Libia


Britania largon të gjithë diplomatët e saj nga Libia
Britania largon të gjithë diplomatët e saj nga Libia

Britania i largoi të gjithë diplomatët që kishte gjatë regjimit të udhëheqësit libian Muamar Kadafi dhe njohu Këshillin Kombëtar Kalimtar si qeverinë e ligjshme të vendit.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha sot se ky vendim i qeverisë së tij bazohet tek rritja e legjitimitetit, kompetencave dhe suksesit të opozitës, si dhe mënyrës se si ajo i drejtohet popullit libian.

Zoti Hague tha se Britania do ta trajtojë Këshillin Kalimtar ashtu sikurse qeveritë e tjera të botës.

Sekretari i jashtëm britanik tha se Këshilli i Tranzicionit po përpiqet për një Libi më të hapur dhe demokratike, në kontrast të madh me atë të Muamar Kadafit, mizoria e së cilës ndaj popullit libian ja hoqi legjitimitetin.

SHBA, Franca dhe më tepër se 30 vende të botës e kanë njohur tashmë Këshillin Kombëtar Kalimtar si qeverinë e përkohëshme të Libisë.

XS
SM
MD
LG