Bruce Springsteen dhe grupi E Street marrin pjesë në Festivalin e Jazzit në New Orleans. Korrespondenti i Zëri të Amerikës Doug Levine njofton lidhur me kthimin e Springsteenit në Festivalin e Jazzit dhe na parashtron listën e këngëtarëve të tjerë që do të marrin pjesë në këtë festival.
Kanë kaluar gjashtë vjet që kur Bruce Springsteen morri pjesë për herë të parë në festivalin e Jazzit. New Orleans ishte ende duke u mëkëmbur nga uragani Katrina i cili shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit tetë muaj më parë. Udhëtimi i tij i fundit shënon kthimin në Festival të grupit E Street i cili e përmend New Orleans në këngën e albumit të tyre të ri Wrecking Ball.
Turneu botëror i Springsteen përfshin pesë instrumentistë frymorë dhe saksofonistin Jake Clemons, nipin e anëtarit të ndjerë të grupit E Street, Clarence Clemons. Drejtori i Festivalit Quints Davis thotë “Jemi të mrekulluar që Bruce Springsteen ende e ka New Orleans në zemër dhe që ai do të vijë të luaj në festival”.
Grupet më tërheqëse që do të marrin pjesë në festival anojnë nga rroku klasik, me Tom Pettyn dhe The Heartbreakers, The Eagles, Bonnie Raitt, Jimmy Buffett dhe grupin Beach Boys që shënoi ribashkimin me rastin e 50 vjetorit.
Por shumë interpretues do të jenë nga Luiziana kështu që do të ketë shumë këngë të folklorit dhe bluz si dhe një varietet të gjerë të muzikës jazz me interpretues si David Sanborn, Terence Blanchard, Ellis marsalis, Terri Lyne Carrington, Poncho Sanchez dhe grupi i tij latin.
Festivali i 43 vjetor i Jazzit në New Orleans zhvillohet nga 27 prilli deri në 29 prill dhe përsëri nga 3 maji në 6 maj.