Lidhje

Mladenov: Evropa e paplotë pa të gjithë Ballkanin në BE


Mladenov: Evropa e paplotë pa të gjithë Ballkanin në BE
Mladenov: Evropa e paplotë pa të gjithë Ballkanin në BE

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nicolay Mladenov, thotë se Evropa nuk do të jetë e kompletuar derisa fqinjët ballkanikë të Bullgarisë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Zoti Mladenov i tha Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara të martën se sjellja e të gjitha vendeve nga ish Jugosllavia në Bashkimin Evropian do të bënte të pamundur luftën në Ballkan. Por ai tha se vendet kandidate duhet të riafirmojnë angazhimin e tyre për reforma, bashkëpunim rajonal dhe marrëdhenie të mira fqinjësore.

Zoti Mladenov po ashtu komentoi edhe lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë që mbështeti ligjshmërinë e deklarimit të pavarësisë së Kosovës. Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kyç reth asaj të cilën e quajti “perspektivë evropiane”.

XS
SM
MD
LG