Lidhje

Bullgarët në zgjedhje presidenciale dhe lokale


Bullgarët në zgjedhje presidenciale dhe lokale
Bullgarët në zgjedhje presidenciale dhe lokale

Bullgarët po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale dhe lokale ndërkohë që anketat parashikojnë një fitore për partinë në fuqi të kryeministrit Boyko Borisov.

Problemet ekonomike të Bullgarisë kanë qënë një çështje kyçe e fushatës me kandidatët e opozitës që akuzojnë partinë në pushtet GERB për ngadalësimin e reformave.

Anketat e opinionit tregojnë se kandidati i partisë GERB Rosen Plevneliev ka fituar 35 deri në 40 përqind të votave, socialisti Ivaylo Kalin ka marrë 27 deri në 33 përqind ndërsa kandidatja e pavarur Meglena Kuneva ka 11 deri në 17 përqind të votave.

Dy fituesit kryesor do të përballen në balotazh të djelën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG