Lidhje

Bulqizë, vazhdojnë kërkimet për tre minatorë kinezë


Prej 6 ditësh, në minierën e kromit në Bulqizë, vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tre minatorëve kinezë, të cilët, të shtunën e kaluar, mbetën në brendësi të galerisë pas shpërthimit të papritur të gazit hidrogjen.

Tre minatorë të tjerë, edhe ata kinezë, u plagosën në këtë aksident, por arritën të dalin në sipërfaqe, nga ku u trasportuan në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për shak të shpërthimeve të njëpasnjëshme të gazit hidrogjen, ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë patur deri tani të pamundur të arrijnë deri në nivelin 21 të minierës, ku mendohet se gjendeshin minatorët në momentin e shpërthimit.

Aksidenti në minierën e Bulqizës ndodhi të shtunën në mesditë, në thellësinë rreth 2 mijë metër, ku po kryheshin punime për hapjen e një pusi të ri për shfrytëzimin e mineralit të kromit.

Miniera e kromit në Bulqizë është marrë për shfrytëzim me konçension nga kompania “Albachrom”, ndërsa një kompani kineze ishte kontraktuar prej saj për kryerjen e punimeve në nivelin 21.

XS
SM
MD
LG