Lidhje

70 mijë birmanezë braktisin shtëpitë nga monsunet


Në Birmani, në pjesën jugore të vendit kanë rënë shira të mëdha monsune, që kanë shkaktuar vërshime, duke i detyruar rreth 70 mijë njerëz të braktisin shtëpitë. Shirat gjithashtu kanë shkaktuar përmbytjen e një zone të madhe me të mbjella.

Zyrtarët thonë se të zhvendosurit janë strehuar në disa qindar qendra të krijuara pas përmbytjeve. Ata thonë se këtë vit shirat monsunë janë më të rrëmbyerit që nga viti 2004.

Agjencia Associated Press njoftoi se shirat e rrëmbyer kanë përmbytur më tepër se 240 mijë hektarë fusha të mbjella me oriz. Në të njëjtin rajon të Birmanisë një ciklon I vitit 2008 shkaktoi 130 mijë të vdekur dhe të zhdukur.
XS
SM
MD
LG