Lidhje

Ish-presidenti Bush boton librin me kujtime


Ish-presidenti Bush boton librin me kujtime
Ish-presidenti Bush boton librin me kujtime

Në një libër me kujtime Ish Presidenti Xhorxh W. Bush thotë se pati shqyrtuar mundësinë për ta hequr nënpresidentin Dik Çejni para zgjedhjeve të vitit 2004. Gazeta “The New York Times”, që siguroi një kopje para publikimit të librit javën e ardhshme, thotë se zoti Bush kishte shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Dik Çejnit pas përfundimti të mandatit të tij të parë, për shkak të mendimit që ekzistonte se nënpresidenti kishte pushtet të madh në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Bush shkruan se zëvendësimi i zotit Çejni do të dëshmonte se ai i merrte vetë vendimet, por ai vendosi ta mbajë atë, ngaqë nënpresidenti e ndihmonte në punën e tij. Zoti Bush po ashtu flet në libër lidhur me mbështetjen e madhe të Çejnit për fillimin e luftës në Irak.

Ish-presidenti shkruan se zoti Çejni e pyeti gjatë një dreke në se do ta hiqte më në fund qafe diktatorin Sadam Husein. Në librin e tij, zoti Bush e mbron luftën në Irak dhe shkruan se vendimi i tij ishte në interes si të popullit amerikan, edhe të atij irakian. Ish-presidenti Bush po ashtu shkruan se ai personalisht e kishte miratuar metodën e mbytjes së simuluar si torturë, gjatë marrjes në pyetje të personit të akuzuar si ideatori i Al Kaidës, Khalid Sheik Mohamed.

XS
SM
MD
LG