Lidhje

Kaliforni: Prindërit mbajnë peng fëmijët e tyre


Në Kaliforni, një çift është ndaluar nga policia nën akuzat për abuzimin e fëmijëve të tyre, disa prej të cilëve të lidhur me pranga në shtrat. Gjykata ka caktuar pagesën prej 9 milionë dollarësh për një lirim me kusht të çiftit:

David dhe Louise Turpin akuzohen se kanë mbajtur të mbyllur në shëpi 12 prej fëmijëve të tyre, në kushte tepër të këqija. Ata janë banorë të një lagjeje lindore të Los Anxhelosit.

Policia u njoftua për këtë situatë në shtëpinë që ndodhet në Perris, të Kalifornisë, nga një vajzë 17 vjeçare, e cila mundi të shpëtojë dhe bëri një telefonatë me celular.

"Është shumë për të ardhur keq, sepse ka vende ku mund t’i çosh fëmijët, në se nuk do t’i mbash ata, apo në se nuk je në gjendje të kujdesesh për ta. Kjo është një lagje e bukur, me shtëpi dhe makina të reja… pikërisht këtu mbahen peng fëmijë të vegjël e të rritur, nga mosha 29 deri në dy vjeç, të kequshqyer dhe në mesin e pisllëkut...”- thotë një fqinjë.

"Kemi parë dy djem të rinj, ndoshta vitin e kaluar, duke prerë barin para shtëpisë dhe duke vënë zbukurime për Krishtlindje. Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e kësaj natyre në këtë shtëpi..” – thotë një tjetër fqinj.

Disa prej fëmijëve të çiftit që mbaheshin peng ishin të rritur, në moshën 18-29 vjeçare.

Zyra e policisë lokale tha se David dhe Louise Turpin e kishin bërë shtëpinë shkollë ditore dhe vitet e fundit kishin patur probleme financiare.

Në një deklaratë të policisë thuhej se ata nuk i kishin dhënë ndonjë arsye logjike përse i mbani fëmijët e tyre në kushte të tmerrshme.

XS
SM
MD
LG