Lidhje

Carlos Slim i Meksikës, njeriu më i pasur në botë


Një anketë e re thotë se Carlos Slim, manjati i telekomunikacioneve në Meksikë, është njeriu më i pasur i botës.

Agjencia Bloomberg e lajmeve për biznesin tha të hënën se lista e saj e re për 20 individët më të pasur të botës tregon se 72 vjeçari Slim ka një pasuri prej më shumë se 68 miliard dollarë. Agjencia theksoi se me një pasuri të tillë, vlera neto mund të luhatet ndjeshëm nga tregjet dhe ra vetëm të premten me më shumë se 478 milion dollarë.

Zoti Slim kontrollon kompaninë America Movil të Meksikës, një prej kompanive më të mëdha të botës të telefonisë celulare. Ai la pas në rënditje Bill Gates, themeluesin e Mikrosoftit dhe tetëdhjetëvjeçarin Warren Buffet, që drejton kompaninë Berkshire Hathaway. Gates ka një pasuri prej më shumë se 62 miliard dollarë dhe zoti Buffet ka afro 44 miliard dollarë.

Ndërkohë Ingvar Kamprad i Suedisë që kontrollon Grupin Ikea dhe Bernard Arnault me LVMH me qendër në Paris, kanë një pasuri prej 42 miliard dollarë secili. Lista e njerëzve më të pasur përfshin pesë nga Evropa, tre nga Azia dhe dy nga Amerika Latine dhe një kanadez.

XS
SM
MD
LG