Lidhje

Sekretari Carter në një vizitë surprizë në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Karter bëri sot një vizitë të panjoftuar në Irak, ku ai tha se donte të shikonte nga afër përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Irakut për të penguar përparimin e militantëve të Shtetit Islamik.

Pasi militantët morën nën kontroll Ramadin, kryeqyteti i provincës Anbar, në maj, Carter u ankua se trupat irakiane "nuk kishin vullnet për të luftuar". Por në ndalesën e parë të vizitës së tij një-ditore në Irak, shefi i departmamentit amerikan të mbrojtjes vlerësoi trupat irakiane të anti-terrorizmit, të veshura në uniformat e tyre ta dallueshme me ngjyrë të zezë, ndërkohë që ai po shikonte manovrat e tyre në një poligon qitjeje.

"Forcat tuaja kanë bërë një punë të mirë kanë treguar shumë guxim", u ka thënë Sekretari Carter komandantëve irakianë të forcave të anti-terrorizmit. "Unë e di se ju keni pësuar humbje të mëdha, por unë dua t’ju them se aftësitë e forcave tuaja vlerësohen nga ne në Uashington. Pra, është një privilegj për ne që të jemi partneri juaj''.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren, i cili po udhëton me sekretarin Carter, u tha gazetarëve se forcat irakiane, në kombinim me sulmet ajrore amerikane, janë në "fazat e hershme" të përpjekjeve për të rimarrë Ramadin, që tani kontrollohet nga 1000 deri 2000 luftëtarë të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG